Home Maqedoni Besimtarët ortodoksë në RMV festojnë Pagëzimin – Ujin e bekuar

Besimtarët ortodoksë në RMV festojnë Pagëzimin – Ujin e bekuar

Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot festën e Pagëzimit, e cila festohet që nga shekulli i dytë.

Në këtë ditë, sipas traditës së krishterë, Shën Gjon Pagëzuesi, pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan.

Edhe këtë vit do të vazhdojë tradita shekullore e vendosjes së kryqit në ujërat e shenjta.

Dioqeza Ortodokse e Shkupit nën KOM-AO do të organizojë shenjtërimin tradicional të ujërave të lumit Vardar dhe aktin e vënies së Kryqit të Shenjtë.

Exit mobile version