6 C
Struga
Friday, April 19, 2024
spot_img

Zvicër, dy trena dalin nga shinat, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente hekurudhore janë regjistruar në një distancë të shkurtër kohore nga njëri tjetri në Zvicër, ku dy trena rajonalë kanë dalë nga shinat.

Si pasojë e aksidenteve nuk raportohen të lënduar, ndërkohë që dhjetëra pasagjerë kanë mbetur të lënduar.

Ekipet e ndihmës së shpejtë shkuan menjëherë në vendngjarje për të ndihmuar personat e lënduar të cilët u dërguan në spitalet më të afërt.

Treni i parë që i përkiste kompanisë RBS doli nga shinat pak para orës 17:00 pranë stacionit të Büren zum Hof, teksa në aksidentin e dytë tren i operuar nga kompania mobil Aare Seeland doli nga traseja në Lüscherz, në bregun jugor të liqenit Biel.

Rrethanat e këtyre aksidenteve ende nuk janë saktësuar nga policia, por autoritetet dyshojnë se shkaktar mund të ketë qenë moti i keq, i shoqëruar me erëra të forta.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles