10.4 C
Struga
Thursday, March 28, 2024
spot_img

Zv/ministri i Brendshëm Bushi apel qytetarëve për protesta të qeta

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook u ka apeluar qytetarëve që sot do të dalin protestë, të protestojnë në mënyrë të qetë, ashtu siç i ka hije një vendi kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Ky është postimi i plotë i Bushit:

Të nderuar bashkëqytetar, edhe sot njëjtë sikur edhe gjatë ditëve të kaluara që nga fillimi i protestave të organizuara nga partitë opozitare, apeloj për protestë paqësore siç i ka hije një vendi kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Sot kur gjatë mbledhjes së 80-të të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, para deputetëve fjalim do të mbajë kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në të cilën do të jep informacione mbi përmbajtjen e Propozim-kornizës lidhur me nisjen e negociatave për anëtarësim të vendit në BE, propozuar nga Presidenca franceze më 30 qershor 2022 dhe përkrahur nga të gjitha 27 vendet anëtare të Unionit.

Rikujtoj opinionin se as sot e as protestat e ditëve të kaluara nuk u lajmëruan deri tek organet e rendit siç duhet, por ne si Ministri e Brendshme edhe përkundër papërgjegjshmërisë së organizatorëve, u bëjmë thirrje qytetarëve për vetëdije dhe përgjegjësi për veprat e tyre.

Asnjëherë në historinë më të re të Republikës së Maqedonisë së Veriut, vlerat europiane dhe sjelljet socio-kulturore nuk kanë qenë më të rëndësishme dhe vendimtare pasi që tani është momenti i duhur kur proceset demokratike duhet të rrjedhin pa asnjë problem.

Policia e RMV-së edhe sot, por edhe çdoherë do të dëshmoj nivelin më të lartë profesional gjatë kryerjes së detyrës së saj, gjithnjë në mbrojtjen e të drejtës së garantuar me Kushtetutë të qytetarëve për të protestuar dhe natyrisht, të sigurisë së institucioneve dhe qytetarëve.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles