8.3 C
Struga
Sunday, November 28, 2021
spot_img

Zgjedhjet Lokale 2021, AP dhe PP do të monitorojnë procesin zgjedhor

Të gjithë qytetarët do të kenë mundësi të raportojnë çdo shkelje të së drejtës së votës së tyre. Nga zyrat e avokatit të popullit njoftojnë se qytetarët do ta kenë në dispozicion linjën telefonike pa pagesë 0800 54321 e cila do të funksionoj nga ora 07:00 e deri në 19:00 kur edhe mbyllen vendvodimet.

Ata gjithashu informojnë se 7 zyra të avokatit të popullit do të jenë të hapura për qytetarët, edhe atë në: Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, në mënyrë që t’i ndihmojnë ata në ushtrimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre të votës.

Monitorim të zgjedhjeve lokale do të bëjë edhe Prokuroria Themelore Publike. Nga atje njoftojnë se janë caktuar prokuror kujdestar që do të monitorojnë parregullsitë lidhur me procesin zgjedhor.

Për ato ngjarje që do të vlerësohen se japin indikacione për parregullsi të mundshme zgjedhore, njoftimet do t’i përcillen menjëherë zyrës së duhur të prokurorit publik.

Në të njëjtën kohë, përgjegjësitë do t’i jepen prokurorive publike themelore për veprime urgjente, domethënë për të formuar një rast dhe për të ndërmarrë veprime për të vërtetuar faktet përkatëse nga të cilat varet zbatimi i duhur i Kodit Penal thuhet në njoftimin e Prokuroris Themelore.

Gjithashtu në funksion të kësaj është edhe email adresa izbori@jorm.mk, dhe gjithsecili që mendon se në një procedurë ka indikacione për një krim që lidhet me procesin zgjedhor mund të paraqesë një ankesë në Komisionin për Monitorimin e Parregullsive Zgjedhore.

Të dielën edhe zyrja e Komitet të Helsinkut do të jetë e hapur për qytetarët që të mund të raportojnë shkeljet e së drejtës së votës gjatë zgjedhjeve lokale.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles