12 C
Struga
Tuesday, April 23, 2024
spot_img

Zgjedhje lokale, do të votojnë mbi 400 persona në izolim

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kujton komunat se duhet të sigurojnë dezinfektimin e të gjithë hapësirave të cilat të dielën do të jenë vendvotime. Nga ky institucion kujtojnë se ky detyrim, sipas Kodit zgjedhor, është i institucioneve komunale.

KSHZ-ja ka informuar në mënyrë të përsëritur njësitë e vetëqeverisjes vendore me shkrim për këtë detyrim ligjor në periudhën e kaluar, në mënyrë që të respektohen protokollet shëndetësore për zhvillimin e zgjedhjeve dhe të mbrohet shëndeti i organeve zgjedhore, votuesve dhe pjesëmarrësve”, thonë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Institucioni për organizimin e zgjedhjeve vijon aktivitetet për organizimin e zgjedhjeve të 17 tetorit. Në kuadër të kësaj ka vendosur që kryetarët dhe nënkryetarët e këshillave zgjedhor t’u nënshtrohen edhe trajnimeve plotësues për përdorimin e aparateve të reja për identifikimin e shenjave të gishtave, edhe pse paraprakisht kishin kaluar një nivel trajnimi të gjithë anëtarët e këshillave zgjedhor.

Të shtunën do të votojnë të burgosurit, të sëmurët dhe personat me vendim për izolim të cilët paraprakisht janë paraqitur për të votuar.

Në njësitë rajonale të KSHZ-së janë paraqitur për të votuar 7891 persona të sëmurë. Ndërkohë janë paraqitur edhe 476 votues me vendim për izolim për shkak të kovid. Më shumë të paraqitur ka në Kavadar, Kriva Pallankë, Tetovë, dhe Veles. Kërkesat e tyre shqyrtohen për miratim ose refuzim kurse afati për paraqitje të reja ka përfunduar.

Këshillat zgjedhor të përbërë nga anëtarët e rregullt do të realizojnë votimin e personave të sëmurë dhe të pafuqishëm. Nga ana tjetër, këshillat e posaçëm zgjedhor të përbërë nga personel mjekësor do të realizojnë votimin e personave me vendim për izolim ose të sëmurë me kovid. KSHZ-ja thotë se ka siguruar numrin e nevojshëm të anëtarëve të këshillave të posaçëm zgjedhor, të cilët do të vizitojnë personat me vendim për izolim në shtëpitë e tyre.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles