8.7 C
Struga
Tuesday, March 19, 2024
spot_img

Zelenski me apel: Lufta e Rusisë në Ukrainë të përfundoj para dimrit

Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski në fjalimin në Samitin e G7-ës iu bëri apel liderëve të vendeve më të industrializuara të bëjnë çmos që lufta e Rusisë në Ukrainë të përfundonte para fillimit të dimrit. Zelenski tha se kushtet e betejës do të bëheshin më të ashpra për trupat e tij. Zelenski iu drejtua liderëve të G7 përmes lidhjes video në samitin që po mbahet në Kështjellën Elmau në Kruen, Gjermani, ku kërkoi ndihmë për rindërtimin, sistemet e mbrojtjes kundërajrore, ndihmë për eksportet e grurit dhe garancitë e sigurisë. Adresimi i Zelenskit vjen pas një morie sulmesh ruse me raketa në Kiev, dhe zona të tjera përgjatë fundjavës, nga të cilat ka mbetur i vdekur të paktën një person. Në lindje të Ukrainës, Rusia ka fituar kontroll të plotë të Severodonjeckut dhe është duke shënjestruar Lisiçanskun.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles