17 C
Struga
Saturday, April 13, 2024
spot_img

Xhaferi – Tabaku: Marrëdhëniet e mira fqinjësore e çojnë rajonin përpara

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim me anëtarët e delegacionit të Komisionit për Çështje Evropiane të Republikës së Shqipërisë, në përbërje, Jorida Tabaku, kryetare, dhe anëtarët Etilda Gjonaj, Flutura Açka, Orlando Rakipi, Kreshnik Çollaku dhe Lavdërim Krrashi. Në takim ishte i pranishëm edhe Arbër Ademi, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit.

Siç kumtoi pres shërbimi i Kuvendit, Xhaferi i vlerësoi marrëdhëniet bilaterale si të shkëlqyera, pa çështje të hapura dhe me bashkëpunim intensiv në fushat me interes të përbashkët. Theksoi se të dyja shtetet gjenden në fazën e skriningut me Bashkimin Evropian dhe shprehu shpresë se Republika e Maqedonisë së Veriut, e cila për dallim nga Republika e Shqipërisë, ka kushte plotësuese, do të ketë sukses që deri në fund të vitit t’i përmbushë, me qëllim që të vazhdojnë negociatat sipas klasterëve.

“Në raport me bashkëpunimi rajonal, foli për rezultatet e Samitit të fundit të Procesit të Berlinit dhe suksesit të arritur në lëvizjen e lirë të qytetarëve të gjashtë vendeve të rajonit, a në drejtim të realizimit të projekteve infrastrukturore, nënvizoi se është me rëndësi të jashtëzakonshme për të dyja vendet ndërtimi i rrugëve, ndërlidhja energjetike dhe hekurudhore në kuadër të Korridorit 8, me qëllim të këmbimit më të madh të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve”, thuhet në kumtesë.


Tabaku, duke falënderuar për pritjen e përzemërt, e përshëndeti si shumë të dobishme nismën për takim ndërmjet anëtarëve të komisioneve të ngjashme.

“Shprehu lëvdata për kryesimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me Organizatën më të madhe rajonale të sigurisë, OSBE-në, a në drejtim të marrëveshjeve të nënshkruara në suazat e Procesit të Berlinit, shprehu bindjen se implementimi i tyre më i shpejtë do të sjellë përfitime konkrete për qytetarët e rajonit. Për procesin e eurointegrimeve, shprehu shpresë se pengesat do të tejkalohen dhe të dyja shtetet do të kalojnë në fazën e radhës të negociatave deri në fund të vitit. Për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve në fushën e kulturës, arsimit, mediumeve, shprehu pritjen që ai të intensifikohet, ndërsa për Korridorin 8 shpresë se do të përfundohet për një kohë të shpejtë”, kumton pres shërbimi i Kuvendit.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se marrëdhëniet e mira fqinjësore e lëvizin rajonin përpara, si edhe se ekziston potencial që komunat kufitare të dyja shteteve të paraqiten me projekte të përbashkëta para fondeve evropiane.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles