7.2 C
Struga
Wednesday, April 24, 2024
spot_img

Vuçiq, Kovaçevski e Rama takohen më 1 shtator në Beograd

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama do të marrin pjesë hapjen e Panairit të parë ndërkombëtar të verës, “Vizioni i verës” të Ballkanit të Hapur, të enjten, më 1 shtator të vitit 2022, në Panairin e Beogradit, komunikuan nga Kabineti i presidentit serb, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Panairi mbahet nën patronatin e qeverive të Republikës së Serbisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Edhe Qeveria serbe ka njoftuar se ceremonia zyrtare e hapjes së Panairit të parë ndërkombëtar të verës, “Vizioni i verës” në Ballkani i Hapur do të mbahet të enjten, më 1 shtator të vitit 2022, në orën 13:00 në Panairin e Beogradit, në Sallën 1.

Siç njoftoi paraprakisht MIA, në këtë manifestim e ka paralajmlruar praninë edhe kryeministri malazez Dritan Abazoviq, ndërsa presidenti serb njoftoi se priten edhe ministrat e jashtëm të Hungarisë dhe Turqisë.

Më 2 shtator është planifikuar pjesa politike e Iniciativës nga Ballkani i Hapur, ndërsa në mbrëmje kryeministri Dimitar Kovaçevski do të organizojë mbrëmje maqedonase, gjegjësisht ngjarje kulturore me degustimin e verërave dhe ushqimeve të shijshme maqedonase, të shoqëruar me muzikën e virtuozit Vllatko Stefanovski.

Ministrja e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit, Tatjana Matiq, thadeklaroi sot për RTS se “Vizioni i verës të Ballkanit të Hapur” është një nga hapat e parë të përbashkët në konkretizimin e ideve dhe strategjisë së Ballkanit të Hapur.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles