20 C
Struga
Monday, April 15, 2024
spot_img

Vetoja bullgare, Macron nis negociatat

Presidenti i Francës, Emanuel Makron, mbrëmë ka biseduar përmes telefonit me Presidentin bullgar Rumen Radev dhe me Kryeministrin e RMV-së, Dimitar Kovaçevski – ka njoftuar Pallati i Elyzesë.

Makroni është shprehur i gatshëm t`i takojë në Paris, Kovaçevskin dhe Radevin, kur të vijë koha me qëllim të arritjes së marrëveshjes dypalëshe që do të mundësonte hapjen e negociatave aderuese të RMV-së me BE-në.

Pallati i Elyzesë ka rikujtuar se Franca që kryeson BE-në deri më 1 Korrik, tashmë disa javë mbështet kërkimin e një zgjidhjeje midis dy vendeve.

“Gjatë bisedës Presidenti i Francës ka shprehur mbështetje të plotë për arritjen e marrëveshjes në mes dy palëve që do të kontribuojë për marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe për respektimin e të drejtave themelore të qytetarëve që deklarohen se i përkasin bashkësive dhe pakicave të tjera. Presidenti ka shprehur gatishmëri të takohet me autoritetet bullgare dhe ato maqedonase në Paris në kohën e duhur që ta lidhin marrëveshjen e tyre dypalëshe”

Kryeministri Kovaçevski dje tha se ende nuk ka një propozim në tavolinë nga presidenca franceze, kurse Shkupi dhe Sofja duhet të gjejnë zgjidhje për çështjet e hapura.

Nga ana tjetër kolegu i tij bullgar, Kiril Petkov, deklaroi se Bullgaria lidhur me RMV-në, asgjë nuk do të bëjë nën presion.

Kiril Petkov: Atë që përpiqemi ta bëjmë për momentin është të shohim nëse nevojat dhe dëshirat bullgare për mbështetjen e bullgarëve në RMV, mund të garantohen përmes procesit evropian. Këto janë bisedimet që për momentin zhvillohen midis Ministrive të Jashtme. Këtu çështja është ndryshe. Nëse pozicioni bullgar mund të garantohet përmes procesit evropian, kurse jo dikush të bëjë presion për çfarëdoqoftë.

Bullgaria prej dy vitesh bllokon nisjen e negociatave aderuese të RMV-së me BE-në duke kërkuar që paraprakisht të arrihet marrëveshja për çështjen e gjuhës dhe historisë. Të shtunën, në bisedime me krerët shtetëror të dy vendeve, do të mbërrijë kancelari gjerman, Olaf Sholc.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles