6 C
Struga
Sunday, April 28, 2024
spot_img

Vendi ku çdo 90 sekonda prodhohet një motor i ri

Një fabrikë “startup” në Hosur, një qytet në jug të Indisë, ka bërë bujë së fundmi për shkak të rekordit që ka vendosur në linjën e prodhimit, duke bërë gati një motor elektrik për çdo 90 sekonda. Rezultati i këtij revolucioni në industri ka qenë rritje rekord e shitjeve. “Motorët po kalojnë me shpejtësi të çmendur nga karburanti te elektriciteti”, thotë për CNN Tarun Mehta, CEO 33-vjeçar i kompanisë Ather Energy. 3 vite më parë kompania shiste rreth 200 motorë në muaj. Ndërsa tani, kjo shifër ka arritur në 15 mijë. “Të ardhurat janë në qiell”, thotë Mehta.

Kjo është një strategji e mirëmenduar e shoqërisë indiane, për të modernizuar tregun e mjeteve personale të transportit, një industri që mendohet të kapë vlerën e 100 miliardë dollarëve deri në vitin 2030.

Në shtetin me më shumë banorë në botë, mjetet motorike me 2 ose 3 rrota janë më të përdorurit për transport personal, katër herë më shumë se makinat. Për të ndihmuar këtë industri, procedurat e regjistrimit janë lehtësuar dhe çmimi i motorëve elektrikë shkon deri në 1000 dollarë. Kjo tendencë ka bërë që edhe kompani me peshë të madhe në treg, si Hero MotoCorp, prodhuesi më i madh në botë i mjeteve motorike me dy rrota, të investojnë në prodhimin e motorëve elektrikë. Vitin e kaluar në Indi u shitën 1 milionë motorë elektrikë, gjithsesi një shifër modeste krahasuar me 250 milionë mjetet motorike me 2 ose 3 rrota që qarkullojnë në rrugët e vendit.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles