Home Botë Vdes lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçov

Vdes lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçov

Në Spitalin Qendrore të Moskës ka vdekur në moshën 91-vjeçare lideri i fundit i Bashkimit Sovjektik, Mikhail Gorbaçov. Kështu kanë raportuar agjencitë ruse të lajmeve Tass, RIA, Novosti dhe Interfac.

Gorbaçov njihet si lideri që i dha fund Luftës së Ftohtë pa gjakderdhje, por që dështoi ta evitojë rënien e Bashkimit Sovjetik.

Sipas raportimeve, gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë dhe ditëve të fundit i ishte nënshtruar trajtimit mjekësor, raporton Gazeta Express.

Ish-presidenti i Bashkimit Sovjektik kishte arritur marrëveshje për uljen e prodhimit të armëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kishte hyrë në partneritet me fuqitë perëndimore për t’i dhënë fund Perdes së Hekurt, që kishte ndarë Evropën nga Lufta e Dytë Botërore.
Këto politika të tij, i kishin dhënë mundësinë për bashkim dy Gjermanive.

Exit mobile version