Home Maqedoni Vazhdon debati parlamentar për votimin e Qeverisë

Vazhdon debati parlamentar për votimin e Qeverisë

Deri në mesnatë, Maqedonia e Veriut me Qeveri të re.

Për në ora 12:00 është caktuar vazhdimi i seancës plenare me pikë të vetme të rendit të ditës – zgjedhja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Sipas Rregullores së punës së Kuvendit, diskutimi për programin dhe përbërjen qeveritare zhvillohet dy ditë.

Seanca filloi dje, ndërkaq votimi i Qeverisë së re duhet të bëhet para mesnatës.

Mandatari për formimin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski dje elaboroi programin qeverisë.

Opozita me kritika për ministrat e propozuar.

Exit mobile version