15 C
Struga
Thursday, March 28, 2024
spot_img

Vaksinimi kundër Covid, OBSH:Mund të përballemi me mungesën globale të shiringave

Bota mund të përballet me një mungesë prej një deri në dy miliardë shiringa të nevojshme për të administruar vaksinat kundër COVID-19 në vitin 2022, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë të martën. Kjo mungesë mund të ndikojë në fushatat e vaksinimit kundër Covid-19 dhe do të ndikojë në sigurinë e gjilpërave, vijoi OBSH.

Autoritetet kombëtare shëndetësore duhet të planifikojnë nevojat e tyre paraprakisht për të shmangur problemet në tregje, tha ekspertja e OBSH-së Lisa Hedman.

“Ne mund të kemi një mungesë globale të shiringave të përshtatshme për vaksinim që nga ana tjetër mund të çojë në probleme serioze si ngadalësimi i fushatave të vaksinimit si dhe shqetësime për sigurinë,” tha ajo në një konferencë të OKB-së.

Mungesat mund të çojnë në vonesa në vaksinimet rutinë, veçanërisht për fëmijët, dhe shërbime të tjera shëndetësore, dhe gjithashtu mund të inkurajojë ripërdorimin e shiringave dhe gjilpërave, veçanërisht në vendet më të varfra, shtoi Hedman.

Rreth 6.8 miliardë vaksina kundër COVID-19 janë administruar globalisht, pothuajse dyfishi i numrit të vaksinave të zakonëshme, tha Hedman, krahasuar me kapacitetin total prodhues prej rreth 6 miliardë shiringa që prodhohen në vit në mbarë botën.

Kjo do të thotë se bota mund të përballet me një mungesë deri në dy miliardë shiringa vitin e ardhshëm, nëse fabrikat nuk prodhojnë më shumë vaksina të përshtatshme për vaksina, tha Hedman.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles