13 C
Struga
Thursday, March 28, 2024
spot_img

Ushtarët rusë “hidhen në erë” nga minat që i vendosën vetë – pas një thirrjeje shaka nga ukrainasit

Një grup trupash ruse janë “hedhur në erë” nga minat e tyre pasi iu përgjigjën një thirrjeje shaka nga ukrainasit.

Sipas mediave të huaja ushtarët në patrullë në Mariupol morën raporte se luftëtarët e Azov po fshiheshin në një shtëpi në periferi të qytetit, tha zyra e kryetarit të bashkisë Mariupol në Telegram.

Trupat vrapuan shpejt drejt shtëpisë me shpresën për të gjetur luftëtarët paraushtarakë, shokët e të cilëve mbrojtën qytetin dhe fabrikat e tij të çelikut më herët gjatë luftës, derisa përfundimisht u kapën nga forcat e Vladimir Putinit.

Por kur rusët arritën në pronë, nuk gjetën ushtarë armik dhe thuhet se thirrja ishte bërë nga pro-ukrainas.

Kështu, ata (rusët) u hodhën në erë nga minat që ushtarët e tyre kishin vendosur, të cilat ishin harruar, por ishin pikasur nga ukrainasit, të cilët i përdorën në avantazhin e tyre.

Sipas zyrës së kryebashkiakut, një ushtar u vra dhe një tjetër humbi këmbën dhe mbetet në një spital të Donetsk pas sulmit të së hënës herët në mëngjes.

Ky veprim shënon një fitore të rrallë për Ukrainën në Mariupol, e cila është marrë nga rusët dhe i është nënshtruar bombardimeve shkatërruese gjatë gjithë luftës, me banorët e saj të detyruar të fshihen nën tokë pa ushqim, ujë apo energji elektrike për muaj të tërë.

Ndryshe, në një thirrje të tij së fundmi, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka kërkuar trupave ruse të largohen për të shpëtuar jetën e tyre ndërsa forcat e tij filluan ofensivën e tyre, megjithëse Rusia tha se sulmi kishte dështuar.

Në fjalimin e tij të natës vonë të hënën, ai u zotua se trupat ukrainase do të ndjekin ushtrinë ruse ‘deri në kufi’.

“Nëse duan të mbijetojnë, është koha që ushtria ruse të ikë. Shkoni në shtëpi”, tha ai.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles