20 C
Struga
Monday, April 15, 2024
spot_img

Urimi i ministrit  Shaqiri me rastin e përfundimit të viti shkollor

Sot përfundon viti shkollor 2021-2022. Edhe ky vit sikurse viti i kaluar, ishte plot
sfida, mirëpo përvoja e së skaluarës na mësoi se si të qëndrojmë të bashkuar dhe si t’i
tejkalojmë më lehtë situatat që nuk mund të na befasojnë më.
Të gjithë ne, institucionet e sistemit, kuadri mësimor, nxënësit, prindërit dhe
kujdestarët ishim në lartësinë e detyrave tona.
Ia dolëm të fitojmë përballjen më të vështirë, me pandeminë, të cilën këtë herë nuk e
lejuam të ngadalësonte procesin arsimor dhe zhvillimin e duhur të gjeneratave.
Përkundrazi, edhe në rrethana të jashtëzakonshme,ne vazhduam reformimin e sistemit
arsimor me ritme të përshpejtuara dhe për këtë gjë i jam sinqerisht mirënjohës
mësimdhënësve për motivimin, por edhe dëshirës së nxënësve për një të nesërme më
të mirë.
Vazhduam me investime në infrastrukturën arsimore, në ndërtimin dhe pajisjen e
shkollave dhe sallave të reja sportive dhe në rikonstruksionin e objekteve ekzistuese.
Vazhdojmë edhe me përgatitjen e programeve të reja mësimore dhe teksteve të reja
shkollore. Me mësimdhënësit u dakorduam që nga shtatori të marrin paga më të larta
për 15 % , ndërsa përgatitëm dhe ofruam një sërë zgjidhjesh të reja ligjore me të cilat
mësimdhënësit dhe nxënësit do të fitojnë të drejta dhe beneficione të reja për të cilat
vendosin deputetët në Kuvend. Përshpejtuam procesin e digjitalizimit ku do të
vazhdojë të jetë një nga prioritetet tona kryesore. U mobilizuam dhe arritëm të
organizojmë provimin e maturës shtetërore. Filluam testimin e parë shtetëror, qëllimi i
të cilit është që përmes rezultateve të të mësuarit t’i shohim dobësitë e sistemit arsimor
të cilëve do t’iu përkushtohemi në të ardhmen. Morëm pjesë në testimin ndërkombëtar
PISA për të parë vallë dhe në ç’farë mase ekziston boshllëk në njohuritë e nxënësve
tanë dhe bashkëmoshatarëve të tyre nga vendet e tjera, ndërsa implementuam një
testim provues TIMSS.
I përgëzoj për njohuritë dhe arritjet e fituara të gjithë nxënësit dhe familjet e tyre! I
falënderoj për përkushtimin maksimal dhe punën e mirë të gjithë mësimdhënësit
shërbimet profesionale si dhe punonjësit e tjerë në shkollat ​​fillore dhe të mesme!
Nxënësve të cilët do të regjistrohen në shkollë të mesme ose fakultet ju dëshiroj
sukses aty ku dëshirojnë të regjistrohen, ndërsa të tjerëve pushim të këndshëm si dhe
të përgatiten për një kapitull të ri të jetës.Ne, udhëheqësia dhe punonjësit e MASH-it,
në institucionet dhe organet e tjera arsimore do të vazhdojmë të punojmë. Ritmin që e
kemi imponuar, nuk do të lejojmë të ngadalësohet. Patjetër duhet të përgatitemi mirë
për vitin e ardhshëm shkollor.

Nga shtatori vazhdojme sëbashku. Vetëm forcat e bashkuara japin rezultate më të
dukshme!
Shëndet dhe gjitha të mirat!

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles