6.3 C
Struga
Saturday, April 20, 2024
spot_img

UNICEF: 4 milionë fëmijë, drejt varfërisë

Lufta në Ukrainë dhe rritja e inflacionit kanë shtyrë edhe katër milionë fëmijë drejt varfërisë në lindje të Evropës dhe Azinë Qendrore, ka thënë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF. Sipas raportit ekziston një rritje prej 19 për qind e fëmijëve që përballen me varfëri. Sipas UNICEF-it, kjo tregon se fëmijët “vuajnë më së shumti” nga konflikti. Ndikimi i luftës ka qenë tejet i rëndë për fëmijët në Rusi dhe Ukrainë. Në Rusi, 2.8 milionë fëmijë jetojnë në familje që gjenden nën linjën e varfërisë, sipas studimit. Në Ukrainë, gjysmë milioni fëmijë jetojnë në varfëri, të përcjellë nga Rumania me 110.000 fëmijë shtesë. Kjo rritje e mprehtë mund të rezultojë me 4.500 vdekje të fëmijëve para se të shënojnë ditëlindjen e parë, ka paralajmëruar UNICEF.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles