Home Botë Ukrainë, dakordohen shtatë korridore humanitare për sot

Ukrainë, dakordohen shtatë korridore humanitare për sot

Shtatë korridore humanitare janë rënë dakord për evakuimin e civilëve sot, sipas zëvendëskryeministes së Ukrainës.

Iryna Vereshchuk tha se do të ketë një rrugë të hapur për njerëzit që nisen me transport privat nga qyteti i Mariupolit, derisa do të mundësohet edhe transporti me autobus nëpërmjet qytetit të Berdyansk.

Kryqi i Kuq ka konfirmuar se ekipi i tyre është në lëvizje nga Zaporizhzhia drejt Mariupolit këtë mëngjes.

Mariupol ka qenë nën rrethim për javë të tëra, duke u përballur me bombardime pothuajse të vazhdueshme nga forcat ruse.

Deri më tani, përpjekjet për të evakuuar civilët kanë pasur deri diku sukses.

Exit mobile version