11 C
Struga
Saturday, April 20, 2024
spot_img

Ukrainasit shkatërrojnë katër depo municioni të rusëve në jug të vendit

Ushtria ukrainase ka njoftuar se në jug të Ukrainës, ka shkatërruar pesë depo të ushtrisë ruse.

Gjithashtu siç raporton ushtria ukrainase, janë vrarë 36 ushtarë rusë, e është shkatërruar një tank, dy mjete tjera të blinduara, katër helikopterë dhe dy kamionë cisternë.

Kievi ka njoftuar se gjatë luftimeve të ashpra në jug të vendit me rusët, kanë arritur t’i shkaktojnë humbje të mëdha forcave pushtuese.

Ndryshe ushtria ukrainase ka filluar ta përdor këtë taktikë, pra shkatërrimin e depove të municionit të forcave ruse, të cilat në disa rajone kanë ngecur dhe u mungon furnizimi.

E nëse shkatërrimi i tyre ndodhë, kjo nënkupton që rusët nuk kanë nga të furnizohen, pasi pjesët tjera që lidhin këto rajone janë nën kontrollin e ukrainasve. Ndryshe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është zotuar se do të rikthejë çdo pëllëmbë të territorit të Ukrainës, ku në disa rajone është nën kontrollin e rusëve.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles