18 C
Struga
Sunday, April 14, 2024
spot_img

Ukraina vijon të sulmojë territoret e pushtuara nga Rusia

Ukraina vijon të sulmojë territoret e pushtuara nga Rusia. Luftimet e ashpra të zhvilluara në rajonin e Donjetskut në lindje të Ukrainës janë përshëndetur edhe nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Ai falënderoi trupat për angazhimin dhe rezultatet e arritura, por nuk pranoi të jepte më shumë detaje. Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu gjatë një inspektimi të trupave deklaroi se ushtria ruse ka ndaluar një kundërofensivë në rajonin e Zaporizhas. Sipas tij gjatë luftimeve u shkatërruan 30 tanke dhe 10 mjete të blinduara. Ndërkohë në rajonin e Mikolaivit i cili është përfshirë nga përmbytjet për shkak të çarjes së digës në lumin Dnipro, organizatat që merren me çminimin janë bllokuar për shkak të përmbytjeve. Zona në fjalë njihet si nga sektorët me fushat më të mëdha të minuara. Por për shkak të ujit grupet e kanë pasur të pamundur për të ndërhyrë duke rritur shqetësimin.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles