16.3 C
Struga
Saturday, October 1, 2022
spot_img

Ukraina thotë se trupat ruse po minojnë blloqet e centralit bërthamor

Shërbimi Sekret rus pretendon se ushtria ruse, ka vendosur mina në blloqet e centralit bërthamor në Zaporzhia.

Andriy Yusov, zëdhënës i Shërbimit Sekret ukrainas, ka thënë se rusët kanë transportuar armë, pajisje dhe eksploziv në afërsi të blloqeve të centralit bërthamor.

Ekziston brenga për sigurinë e centralit më të madh bërthamor në Evropë, që është nën kontrollin e trupave ruse.

Ky objekt ishte granatuar të premten, gjë që ka nxitur reagime nga e gjithë bota – e dje ka pasur paralajmërime për “rrezikun real nga një katastrofë tjetër bërthamore”.

Ukraina vazhdimisht akuzon Rusinë për sulmet, duke theksuar se akoma ekziston rreziku i rrjedhjes së kimikaleve të rrezikshme, që mund të shkaktojnë shpërthimin e një zjarri.

Kryetari i qytetit fqinj të Ukrainës, Enerhodar, Dmytro Orlov, ka thënë se forcat ruse po fshehin armët mes blloqeve të centralit bërthamor, me qëllim që të mund të minojnë tërë territorin përreth.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles