Home Botë Ukraina shkëmben të burgosurit me Rusinë

Ukraina shkëmben të burgosurit me Rusinë

Ukraina mori pjesë të shtunën në një shkëmbim të burgosurish me Rusinë, sipas zëvendëskryeministres Iryna Vereshchuk.

Shtatë ushtarë ukrainas dhe shtatë civilë u rimorën, duke përfshirë një grua që është pesëmuajshe shtatzënë.

Megjithatë, Vereshchuk nuk potencoi se sa ishte numri i rusëve të transferuar.

Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer të burgosur disa herë që nga fillimi i konfliktit më 24 shkurt.

Të enjten, Ukraina tha se Rusia kishte dorëzuar 33 ushtarë.

Exit mobile version