8.9 C
Struga
Friday, March 29, 2024
spot_img

Tërmeti i fuqishëm godet Turqinë, dhjetëra të lënduar

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.9 është regjistruar në orën 4:08 me orën lokale në veriperëndim të Turqisë.

Sipas të dhënave, tërmeti kishte epiqendrën e tij në një thellësi prej 10.6 kilometrash dhe 15 km nga Duzce, që ndodhet rreth 230 km nga Stambolli dhe 240 nga Ankaraja.

Lëkundjet e forta të tij u ndjenë në një zonë të gjerë deri në Stamboll, Bolu, Sakarya, Ankara, Kocaeli, Kutahya, Bilecik, Bursa dhe İzmir.

Tërmeti, epiqendra e të cilit ishte rrethi Gölyaka, shkaktoi panik të banorët.

Kryetari i Bashkisë së Düzce, Faruk Özlü tha se tërmeti ishte shumë i fuqishëm dhe ka shkaktuar disa dëmtime në ndërtesa.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë Fahrettin Koca, numri i të lënduarve nga tërmeti në Gölyaka është 35, përfshirë 32 në Düzce, 1 në Stamboll, 1 në Bolu dhe 1 në Zonguldak.

Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm Süleyman Soylu në një deklaratë rreth orës 07.30 tha se nuk ka viktima.

Kujtojmë se 3 javë më parë një tërmet me magnitudë 4.9 u regjistrua në një thellësi 10 km, në juglindje të qytetit të Izmirit.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles