Home Botë Tërmet i fuqishëm ka dridhur Turqinë

Tërmet i fuqishëm ka dridhur Turqinë

Turqia goditet nga një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter.

Tërmeti ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në perëndim të Turqisë. Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, tërmeti ka ndodhur në orën 05:21 minuta me epiqendrën afër Antalias.

Guvernatori i qarkut të Alanya, Fatih Ürkmezer, tha se tërmeti është ndjerë fuqishëm në qark. Deri më tani nuk është raportuar për dëme materiale dhe në njerëz.

Exit mobile version