Home Botë Të paktën 22 mijë të vrarë në Mariupol

Të paktën 22 mijë të vrarë në Mariupol

Autoritetet ukrainase vlerësojnë se të paktën 22 mijë njerëz janë vrarë në qytetin e Mariupolit, që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Madje sipas këshillit të këtij qyteti, 25 varreza masive janë lokalizuar në varrezat e vjetra dhe atë që nga fillimi i këtij muaji.

Sipas ukrainasve, që nga mesi i prillit janë varrosur të paktën 16 mijë njerëz nga Mariupoli nëpër varreza masive në fshatrat Stary Krym, Mangush dhe Vynohradne. 5 mijë tjerë janë varrosur kah mesi i marsit.

Mijëra kufoma tjera vazhdojnë të qëndrojnë nën rrënoja. Kryetari i Mariupolit, Vadym Boychenko, ka thënë se autoritetet kompetente kanë vlerësuar se numri i të vrarëve në Mariupol shkon mbi 22 mijë.

Exit mobile version