8.7 C
Struga
Wednesday, April 24, 2024
spot_img

Takimi i ministrit Shaqiri me Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare Kairat Abdrahmanov

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot realizoi takim me ambasadorin Kairat Abdrahmanov, Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakica Kombëtare, me të cilin diskutuan për proceset dhe aktivitetet e vazhdueshme reformuese për arritjen e cilësisë më të mirë në fushën e arsimit.
-Inkluziviteti është një nga shtyllat kryesore në procesin reformues ndërsa nga ana tjetër viteve të fundit është punuar shumë për trajtimin e besimit reciprok dhe për të thyer paragjykimet dhe stereotipet në shkollat tona ku gjithashtu edhe në të ardhmen do të vazhdojmë të punojmë për këto çështje. ”, theksoi ministri.
Në takim u diskutua edhe për reformat në arsimin profesional në shkollat e mesme, ku ministri Komisionerin e Lartë të OSBE-së e njoftoi për hapjen e drejtimeve të reja në shkollat e mesme bazuar në nevojat e tregut të punës, pas një debati të gjerë të realizuar mes MASH-it, shkollave, vetëqeverisjeve lokale dhe kompanive.
Ministri i shprehu faleminderim të veçantë OSBE-së për rolin dhe kontributin e dhënë në promovimin e arsimit në gjuhën amtare për të gjitha bashkësitë etnike që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, si një hap shumë i rëndësishëm drejt mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zbatimit të të drejtave të njeriut.
– Duhet ta vlerësojmë diversitetin ekzistues të shoqërisë sonë dhe ta konsiderojmë si forcë nga e cila vetëm se mund të përfitojmë ”, u shpreh ministri Shaqiri.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles