20 C
Struga
Saturday, July 13, 2024
spot_img

Sulmi me 17 të vrarë në Zaporizhzhia, Zelensky: Do mbajnë përgjegjësi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, është zotuar se ata që urdhëruan dhe sulmuan në mënyrë “të pamëshirshme” qytetin juglindor të Ukrainës, Zaporizhzhia, do të mbajnë përgjegjës.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, ai ka thënë:

“Zaporozhye përsëri. Sërish sulme të pamëshirshme ndaj civilëve. Në ndërtesat e banimit, pikërisht në mes të natës. Tashmë janë 17 të vdekur. 49 të plagosur në spital, 6 prej tyre fëmijë.

Poshtërsia absolute e të gjithëve. E keqja absolute. Çnjerëzorë dhe terroristë. Nga ai që dha këtë urdhër dhe nga të gjithë ata që e ndoqën këtë urdhër. Ata do të mbajnë përgjegjësi. Një domosdoshmëri. Para ligjit dhe para popullit”, shkroi Zelensky.

Sakaq, ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka postuar fotografi të sulmit me raketa në Zaporizhzhia.

Ai shton se nëse forcat ushtarake ukrainase “do të kishin sisteme moderne antiraketë, mund të ishin parandaluar tragjedi të tilla”.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles