16 C
Struga
Friday, April 12, 2024
spot_img

Sulm me tritol ndaj limuzinës së Vladimir Putinit – presidenti rus thuhet se i shpëtoi atentatit

Vetura e presidentit rus, Vladimir Putin thuhet se është “sulmuar” në atë që është një atentat i mundshëm, sugjerojnë raporte të pakonfirmuara.

Sipas raporteve lokale, u dëgjua një “krismë e fortë” nga limuzina zyrtare e liderit rus, ndërsa tymi i rëndë vinte nga afërsia e rrotës së përparme të majtë.

Limuzina e Putinit u tërhoq nga forcat e sigurisë ruse bashkë me presidentin të padëmtuar – por ka pasur arrestime të shumta nga shërbimi i tij i sigurisë, thuhet në raport.

Raportohet se disa nga truprojat janë zhdukur mes pretendimeve se informacionet sekrete rreth lëvizjeve të 69-vjeçarit ishin komprometuar, sipas kanalit Telegram General GVR.

Sipas kanalit anti-Kremlin, Putin po udhëtonte për në rezidencën e tij zyrtare me një autokolonë të gjatë të veturave mes frikës së thellë të sigurisë.

Kjo përfshinte pesë vetura të blinduara, me Putinin në të tretën, sipas pretendimit, raporton euronews.

“Rrugës për në banesë, pak kilometra më tutje, vetura e parë e shoqërimit u bllokua nga një ambulancë, [dhe] vetura e dytë e shoqërimit qarkulloi pa u ndalur. Në veturën e Putinit “një zhurmë e fortë u dëgjua nga rrota e përparme e majtë e ndjekur nga një tym i madh”.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles