Home Botë Stoltenberg: NATO-s do t’i duhet t’i shtojë forcat në lindje të Evropës 

Stoltenberg: NATO-s do t’i duhet t’i shtojë forcat në lindje të Evropës 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se NATO-s do t’i duhet t’i shtojë forcat e saj në lindje të Evropës.

Stoltenberg e ka bërë këtë deklaratë gjatë një konference për media të martën, teksa ka thënë se pushtimi rus i Ukrainës, ka krijuar një “realitet të ri sigurie” në Evropë.

Të mërkurën, liderët e NATO-s do të nisin diskutimin për masat konkrete për të rikthyer sigurinë afatgjate, ka bërë të ditur Stoltenberg.

Sipas tij, këto masa përfshijnë “më shumë forca”, në pjesën lindore të aleancës.

Exit mobile version