27 C
Struga
Saturday, September 23, 2023
spot_img

Stoltenberg: NATO ka ofruar 150 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë një bilanc lidhur me ndihmën e ofruar ndaj Ukrainës që nga fillimi i luftës. Sipas Stoltenberg Anëtarët e Aleancës së Atlantikut të Veriut i kanë ofruar Ukrainës mbi 150 miliardë euro ndihma deri më sot.

Sipas tij, nevojën që aleatët të rrisin prodhimin e municioneve, në një përpjekje për të rimbushur rezervat e varfëruara nga kjo ndihmë.

“Aleatët e NATO-s kanë nënshkruar kontrata me industrinë e mbrojtjes për të rritur prodhimin duke pasur parasysh sinjalet e kërkesës afatgjatë, dhe disa aleatë të NATO-s kanë hyrë gjithashtu në projekte të përbashkëta ose prokurime të llojeve të ndryshme të municioneve, por edhe magazinimin e municioneve”, tha ai.

Pavarësisht gjithë kësaj ndihme, lufta ende nuk duket të ketë një fund së shpejti, teksa Ukraina bën ende thirrje për rritje të ndihmës ushtarake ndaj saj.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles