Home Maqedoni Sot vazhdon debati për gjendjen me krizën energjetike në Maqedoni

Sot vazhdon debati për gjendjen me krizën energjetike në Maqedoni

Debati në Komisionin parlamentar të mbrojtjes dhe sigurisë për gjendjen e krizës në sektorin e energjetikës sipas paralajmërimeve duhet të vazhdojë edhe sot.

Do të jetë dita e tretë e diskutimeve në komisionin amë dhe pas përfundimit të tij, në seancë plenare do të mund të votohet për vazhdimin e gjendjes së krizës në këtë fushë edhe për gjysmë viti.

Sipas propozimit të qeverisë, gjendja e krizës në të gjithë territorin e vendit duhet të zgjatet deri më 30 prill të vitit të ardhshëm.

Sipas zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, shpallja e gjendjes së krizës do t’u mundësojë mekanizmave që të përballen me krizën energjetike.

Exit mobile version