Home Maqedoni Sot në 11:00 fillon seanca e Kuvendit të RMV-së

Sot në 11:00 fillon seanca e Kuvendit të RMV-së

Për sot në ora 11:00 është caktuar seanca e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut e cila para mesnatës duhet të votoj për besimin e qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev. Edhe përkundër paralajmërimeve se është arritur shumicë për votimin e mosbesimit të Qeverisë së Zaevit, mbetet e paqartë se si do të rrjedh votimi, një gjë e tillë do të mësohet në mesnatë kur edhe duhet të deklarohen deputetët përmes votimit, nëse janë pro qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, apo janë kundër.

Exit mobile version