15 C
Struga
Friday, March 29, 2024
spot_img

Situatë e tensionuar në Kuvendin e Serbisë, diskutohet për Kosovën

Seanca e posaçme në Kuvendin e Serbisë, ku po diskutohet për Kosovën, po përcillet me përplasje verbale dhe fizike mes deputetëve të opozitës dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Deputetët e të djathtës opozitare i janë sulur presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Kuvendin e Serbisë.

Vuçiq në këtë seancë ka folur për planin evropian apo franko-gjerman për normalizimin e raporteve me Kosovën, teksa opozita e ka cilësuar këtë plan si “kapitullim për Serbinë”.

Në nisje të debatit, Vuçiq tha se qëllimi nuk është që përgjegjësia të bartet në këtë institucion apo te populli. Ai tha se nuk guxon të tregojë të gjithë planin evropian para Parlamentit, por vetëm pjesët më të këqija për Serbinë. Vuçiq konfirmoi se 90 për qind e asaj që është bërë publike për përmbajtjen e planit është e saktë.

“Në pikën 4, në paragrafin e dytë, shkruhet se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Më kanë thënë se do të përballeni me pezullimin e negociatave të anëtarësimit me BE-në, jo vetëm me ndërprerjen e investimeve të mëtejshme, por edhe me tërheqjen e të gjitha investimeve nga vendi juaj dhe me masa të tjera gjithëpërfshirëse që duhet të tregojnë se si ata që nuk janë dakord me BE-në duhet të largohen”, deklaroi Aleksandar Vuçiq, President i Serbisë.

Në seancën për Kosovën në Kuvendin e Serbisë të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë. Në mesin e tyre është edhe Millan Radoiçiq, nënkryetari i Listës Serbe, që është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles