20 C
Struga
Sunday, August 14, 2022
spot_img

Situata me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut është stabile

Situata me Covid-19 në vend është stabile, por autoritetet besojnë se masat ekzistuese duhet të mbeten në fuqi, megjithëse 99 përqind e tyre janë shfuqizuar.

“Situata është e qëndrueshme dhe nuk ka vend për frikë. Të njëjtat shifra të rasteve po i marrim çdo ditë, kështu që tani për tani është qetësi dhe nuk kemi asnjë alarm që paralajmëron përkeqësim të situatës në të ardhmen”, tha ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

Ai ka bërë të ditur se Komisioni për Sëmundjet Infektive do të vazhdojë të punojë në planifikimin se si do të ballafaqohet me pacientët që tashmë e kanë kaluar koronavirusin dhe do të simulohet një situatë në rast se do të kemi një shfaqje të mundshme e valës së pestë të infektimeve me Covid.

“Kam njoftuar se Komisioni do të vazhdojë të punojë, sepse normalisht pacientëve ju duhen shërbime dhe trajtime. Do të simulojmë situatë se si do të përballemi ne në rast se rrezikohemi nga një valë e re e Covid-19-ës”, tha ministri Sali.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, nga data 13 deri më 15 maj janë regjistruar 176 raste pozitive me Covid-19, prej të cilëve 31 janë riinfeksion.

Nuk ka njerëz të vdekur, por janë raportuar vetëm dy persona të vdekur nga muaji prill, të cilët janë regjistruar si informacione shtesë përmes Regjistrit të Vdekjeve me diagnozë Covid-19 nga sistemi “Termini im”.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles