10 C
Struga
Tuesday, April 23, 2024
spot_img

Shqipëri: 341 qytetarë të infektuar me COVID në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije situatën e COVID-19 për 24 orët e fundit ku fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Pas 904 testimeve të bëra, 341 persona kanë rezultuar të infektuar me COVID-19, ndërsa janë shëruar 331 të tjerë.

Rastet e reja me koronavirus janë regjistruar në këto bashki: 111 në Tiranë, 29 Lushnje, 23 Fier, 20 Durrës, nga 19 qytetarë në Shkodër, Vlorë, nga 15 në Kamëz, Kavajë, 9 në Sarandë, 7 Gramsh, nga 6 qytetarë në Gjirokastër, Devoll, nga 5 në Lezhë, Krujë, Delvinë, nga 4 në Vau i Dejës, Bulqizë, Divjakë, nga tre qytetarë në Kukës, Rrogozhinë, Mallakastër, Përmet, Korçë, nga dy qytetarë në Vorë, Patos, Selenicë, Himarë, Kolonjë, Dimal, nga një qytetar në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Kurbin, Shijak, Këlcyrë, Tepelenë, Berat.

Janë 3.791 qytetarë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 24 pacientë.

Shqipëria deri më sot ka regjistruar 324.931 raste pozitive, prej tyre 317.564 janë shëruar, 3.791 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.576 pacientë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles