Home Botë Shpërthejnë protestat kundër Putinit në Rusi, mbi 1000 të arrestuar

Shpërthejnë protestat kundër Putinit në Rusi, mbi 1000 të arrestuar

MOSCOW, RUSSIA - AUGUST,10 (RUSSIA OUT) Russian riot policemen run in front of the Presidential Administration at Staraya Square in Central Moscow, August,10,2019. Hundreds activisits who decided to continue their protest and moved to the city center after the rally, were detained. The rally against the decission of Russsian authorities not to register any opposition candidates to Moscow City Duma Elections, gathered up to 50 000 participants. (Photo by Mikhail Svetlov/Getty Images)

Pas urdhrit për mobilizim ushtarak, në Rusi kanë shpërthyer protestat kundër vendimit të presidentit, Vladimir Putin.

BBC raporton se më shumë se 1000  persona janë arrestuar pasi morën pjesë në protesta në 15 qytete të ndryshme, shkruan The Guardian.

Ndalimi i tyre erdhi pasi aktualisht në Rusi, tubimet konsiderohen të paligjshme dhe janë të ndaluara. Pas fjalëve të Putin, i cili shpalli mobilizimin e pjesshëm në lidhje me luftën në Ukrainë, fluturimet direkte të planifikuara për sot dhe orët në vijim nga Moska për në kryeqytetet e vendeve “mike” u shitën menjëherë.

Gjithashtu brenda disa orësh, u ezauruan dhe fluturimet për në Kazakistan, Uzbekistan dhe Kirgistan.

Çmimet e biletave kapën qiellin, sipas mediave të pavarura ruse, që raportojnë se bileta më e lirë nga Moska për në Dubai kapi vlerën e 300 mijë rublave, thuajse 5 mijë euro, që është rreth pesëfishi i pagës mesatare mujore në Rusi.

Exit mobile version