9 C
Struga
Friday, April 19, 2024
spot_img

Shkelja e karantinës, kërkohet falja e rasteve sociale në Maqedoni

Një grup deputetësh nga pushteti kanë përgatitur një ligj i cili do t’i falte qytetarët që jetojnë me ndihmë sociale e të cilët gjatë pandemisë së dy viteve të fundit, kishin shkelur rregullat dhe kishin dalur derisa ishin të prekur nga virusi apo ishin zënë jashtë gjatë orës policore.

Bëhet fjalë për dënime prej 2 deri në 4 mijë euro, shuma të cilat janë të pakapshme për qytetarët të cilët të ardhura të vetme e kanë nga ndihma sociale, ndërsa “larja” e dënimit me burg është thuajse e pamundur për shkak se burgjet janë të mbushura me autorë të krimeve më të rënda.

Ndërsa sa i përket rasteve të tjera ku shumë pronarë lokalesh, kafene dhe palestra shkelën rregullat e njëjta të cilat kishin për qëllim ndalimin e shpërndarjes së mëtejshme të virusit, deputetët thonë se kjo ide për ta nuk vlen. Ata do të duhet të paguajnë dënimet që veçmë janë vendime të prera gjyqësore. Si raste urgjente të cilat duhen gjykuar menjëherë janë të renditura edhe këto vepra penale: “Transmetim i sëmundjes infektive” – sipas nenit 205 të Kodit Penal dhe “Mos respektimi i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë” – sipas nenit 206 të Kodit Penal, për të cilat do të falen qytetarët e varfër.

Në periudhën nga 01.01.2020 deri më 30.06.2022, Gjykata Penale dënoi 1223 persona për këto shkelje, të gjithë me gjobë prej 123.000 denarëve. Sipas rregullores ligjore, nëse gjoba nuk paguhet brenda dy viteve, atëherë gjykatësi e zëvendëson dënimin me burgim, ndërsa deri më tani janë marrë 280 vendime të tilla nga Gjykata Penale. Në të njëjtën periudhë janë kundërshtuar edhe 762 urdhra penalë të tjerë nga të pandehurit dhe për ta gjykata ka nxjerrë aktgjykim të formës së prerë, ku sanksioni është gjobë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles