6.5 C
Struga
Thursday, April 18, 2024
spot_img

Shefi i OBSH-së optimist në mposhtjen e pandemisë këtë vit

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) thotë se është optimist se pandemia e koronavirusit do të mposhtet në vitin 2022, me kusht që vendet të punojnë së bashku për të frenuar përhapjen e saj.

Tedros Adhanom Ghebreyesu paralajmëroi kundër “nacionalizmit të ngushtë dhe grumbullimit të vaksinave” në një deklaratë të vitit të ri.

Komentet e tij vijnë dy vjet që kur OBSh u njoftua për herë të parë për rastet e një lloji të panjohur të pneumonisë në Kinë.

Rastet globale me Covid tani kanë arritur në 287 milionë, ndërsa gati 5.5 milionë njerëz kanë vdekur, shkruan BBC.

Koronavirusi mbetet pjesë e jetës së përditshme: një sëmundje që ka mbyllur kufijtë, ka ndarë familjet dhe në disa vende e ka bërë të pamendueshme daljen nga shtëpia pa mbajtur maskë.

Pavarësisht gjithë kësaj, Dr. Tedros dha një vlerësim pozitiv në fjalimin e tij, duke vënë në dukje se tani ka shumë më tepër mjete për të trajtuar Covid-19.

Por ai paralajmëroi se pabarazia e vazhdueshme në shpërndarjen e vaksinave po rrit rrezikun e evoluimit të virusit.

“Nacionalizmi i ngushtë dhe grumbullimi i vaksinave nga disa vende kanë minuar barazinë dhe kanë krijuar kushtet ideale për shfaqjen e variantit Omicron, dhe sa më gjatë të vazhdojë pabarazia, aq më të larta janë rreziqet e virusit që evoluon në mënyra që ne nuk mund ta parandalojmë ose parashikojmë” tha ai.

“Nëse i japim fund pabarazisë, ne i japim fund pandemisë,” shtoi ai.

OBSh ka vendosur një objektiv të ri për vitin 2022: vaksinimin e 70% të popullsisë në të gjitha vendet deri në korrik, për t’i dhënë fund pandemisë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles