15 C
Struga
Wednesday, September 27, 2023
spot_img

Shefi i BioNTech: Mos u shqetësoni nga varianti i ri “Omicron”

CEO i “BioNTech”, Ugur Shahin është shprehur se varianti i ri i Covid, i njohur tashmë si “Omicron” nuk do të jetë në gjendje të shkaktojë sëmundje të rënda apo vdekje. Në një intervistë për “The Wall Street Journal” ai pranoi se varianti afrikano-jugor mund të përhapet shpejt te personat e vaksinuar, por imunizimi që kanë krijuar vaksinat pengon prodhimin e qelizave të sëmundjeve të rënda.

“Mesazhi jonë është: “Mos u frikësoni! Plani mbetet i njëjtë: Shpejtoni administrimin e dozës së tretë të vaksinës”. Besimi ynë që vaksina funksionon më së miri ndaj ‘Omicronit’ është i bazuar në shkencë. Nëse një virus arrin shpëtim imun, mund të kapë anti-trupat, por ka një nivel të dytë përgjigjes imune që na mbron nga sëmundjet e rënda, këto janë qelizat T” – u shpreh shefi i “BioNTech”.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles