Home Botë SHBA po rihapë kufijtë e saj me Evropën, për momentin ‘epiqendrën globale...

SHBA po rihapë kufijtë e saj me Evropën, për momentin ‘epiqendrën globale të COVID-19’

Shtetet e Bashkuara kanë rihapur kufijtë e tyre për udhëtarët ndërkombëtarë të vaksinuar, duke i dhënë fund një ndalimi 20-mujor të udhëtimit në të njëjtin moment që Evropa po lufton me një rritje të rasteve me Covid-19 që e ka vendosur kontinentin përsëri në epiqendrën e pandemisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga 33 vende – duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe pjesën më të madhe të Evropës – tani mund të hyjnë në SHBA pa pasur nevojë të karantinohen, me kusht që të kenë prova të vaksinimit dhe një test viral negativ.

Familjet dhe miqtë e ndarë që nga fillimi i pandemisë u panë në aeroportet nëpër qytetet kryesore evropiane të hënën në mëngjes, të emocionuar për të parë të dashurit për herë të parë që kur ish-presidenti Donald Trump vendosi kufizime të ashpra udhëtimi në fillim të pandemisë në një përpjekje për të kontrolluar virusin.

Por përtej këtyre skenave të lumtura është një sfond më i errët.

Evropa është duke tentuar të vë nën kontroll një valë të re të rasteve të coronavirusit, me Organizatën Botërore të Shëndetësisë javën e kaluar duke paralajmëruar se rajoni është përsëri “në epiqendrën” e pandemisë.

Zona të mëdha të Evropës po luftojnë për të mposhtur valët e variantit Delta, mes lehtësimit të kufizimeve dhe përhapjes së vaksinave në disa vende, me OBSH-në që paralajmëron se gjysmë milioni evropianë mund të vdesin nga Covid-19 në një dimër potencialisht shkatërrues.

Ndryshe, Gjermania regjistroi të hënën shkallën e saj më të lartë të incidencës shtatë-ditore që nga fillimi i pandemisë.

Në të njëjtën ditë, Austria fqinje ndaloi personat e pavaksinuar nga restorantet dhe hotelet për shkak të rritjes së rasteve.

Islanda gjithashtu ka rifutur në përdorim maskat dhe rregullat e distancimit social pas një rritjeje të rasteve. Dhe rastet po lëvizin në nivele rekord në Rusi, Ukrainë dhe Greqi.

Exit mobile version