Home Botë SHBA-ja regjistron temperatura rekorde, i nxehti ekstrem rrezik për jetën e qytetarëve

SHBA-ja regjistron temperatura rekorde, i nxehti ekstrem rrezik për jetën e qytetarëve

Disa pjesë të Shteteve të Bashkuara pritet të regjistrojnë temperatura rekorde. Gati një e treta e amerikanëve, rreth 113 milionë njerëz janë aktualisht të paralajmëruar për rreziqet e motit të nxehtë, që është shtrirë nga Florida dhe Kalifornia e deri në Uashington. Shërbimi Kombëtar i Motit u ka bërë thirrje njerëzve që të mos e nënvlerësojnë rrezikun që mund t’iu shkaktohet.

Të shtunën në Feniks të Arizonës temperatura ka arritur në 48 gradë Celsius. Klinikat mobile kanë raportuar se i kanë trajtuar të pastrehët, pasi ata kanë pësuar djegie të shkallës së tretë.
Ka parashikime që zona e Kalifornias – një prej vendeve më të nxehta në botë – të regjistrojë temperaturë 54 gradë Celsius, shifër që nuk është regjistruar më parë në botë.

Përdorimi i kondicionerëve ka shënuar rekord të ri, derisa parqet, muzetë dhe kopshtet zoologjike ose janë mbyllur, ose i kanë shkurtuar oraret e punës.

Shkencëtarët besojnë se temperaturat po rriten për shkak të ndryshimeve klimatike dhe si pasojë e fenomenit El Nino, i cili aktivizohet çdo tre deri në shtatë vjet dhe ndikon në rritje të temperaturave.

Exit mobile version