Home Botë SHBA dhe BE premtojnë më shumë ndihma për Ukrainën

SHBA dhe BE premtojnë më shumë ndihma për Ukrainën

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti amerikan Joe Biden ka biseduar me aleatët evropian për sigurimin e ndihmave për sigurinë, ekonominë dhe ndihmat humanitare për Ukrainën.

Në telefonatën e realizuar ishin presidenti francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz, sekretarin i përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se e dënojnë situatën e shkaktuar në Ukrainë nga Rusia

“Ata diskutuan gjithashtu përpjekjet e tyre të koordinuara për të imponuar kosto të rënda ekonomike për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version