26 C
Struga
Monday, August 15, 2022
spot_img

SHBA autorizon dhënien e dozës së katërt të vaksinës

Rregullatorët amerikanë kanë autorizuar dhënien e dozës së dytë përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit, të prodhuar nga Pfizer/BioNTech, për personat mbi moshën 50-vjeçare dhe për ata me sistem të dobët imunitar.

Doza përforcuese – e cila përbën rundin e katërt të vaksinës – do të mund të jepet rreth katër muaj pas marrjes së dozës së tretë, dhe besohet se ofron më shumë mbrojtje kundër shtrirjes në spital.

Ky autorizim vjen teksa disa shkencëtarë kanë thënë se janë të shqetësuar për një nën-variant të Omicronit, i cili ka rezultuar me rritje të rasteve të infektimit në disa shtete.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka rënë ndjeshëm në Shtetet e Bashkuara prej pikut të janarit, mirëpo në javët e fundit është vërejtur sërish një rritje, sipas Qendrave për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

“Teksa autorizimi për përdorim urgjent do të ndihmojë disa njerëz, ne jemi duke punuar për të zhvilluar një vaksinë tjetër që, jo vetëm se mbron kundër varianteve aktuale të koronavirusit, por edhe ofron përgjigje më afatgjatë”, ka thënë shefi i kompanisë Pfizer, Albert Bourla.

Shkencëtarët kanë debatuar tash e një kohë nëse të rinjtë dhe personat e shëndetshëm kanë nevojë për dozë të katërt të vaksinës.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se Qeveria ka doza të mjaftueshme për të mbuluar kërkesën për një tjetër rund vaksinash kundër këtij virusi për personat më të cenueshëm.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles