8 C
Struga
Thursday, April 25, 2024
spot_img

Shaqiri: Përmirësojmë cilësinë e arsimit të lartë dhe ndikojmë në kapitalin njerëzor, si kusht themelor për prosperitetin e shtetit

Çdo fazë e re arsimore fillon me entuziazëm dhe dëshirë për të arritur qëllimet e përcaktuara. Dëshiroj që kështu të përfundojë ky rrugëtim i ri për gjeneratën e re të studentëve – brucoshët dhe për të gjithë ata që kalojnë në vitet e larta të studimeve në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup. Kështu theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në orën e parë akademike të vitit të ri studentorë 2022-2023, e cila filloi sot në këtë institucion të arsimit të lartë.

„ Kjo është mundësi e mirë, së pari, për të siguruar të rinjtë se kanë sjellë vendimin e duhur të vazhdojnë të investojnë në njohuritë dhe aftësitë e tyre. Unë dëshiroj që besimi në të mësuarit të përjetshëm të jetë edhe opsioni i tyre, sepse vetëm kështu mund të ketë sukses në jetë. Dhe së dyti, këta studentë kanë bërë zgjedhje të mirë të institucionit të arsimit të lartë ku studiojnë apo do të studiojnë”, tha Shaqiri, duke shtuar se Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik është institucion i njohur që edukon kuadër cilësor të gatshëm për t’iu bashkuar trendeve shoqërore dhe të jenë udhëheqës të ndryshimeve drejt integrimit në botën e zhvilluar.

Ministri theksoi se në objekt të ri dhe të pajisur mirë dhe me kuadër mësimor që investon në trajnime dhe ngritje profesionale, ky universitet hyn denjësisht në dekadën e dytë të jetës akademike, duke realizuar mësimdhënien në të tre ciklet e studimit. . Siç tha ai, serioziteti me të cilin është qasur veprimtaria kërkimore-shkencore, botimi i revistave shkencore ndërkombëtare, organizimi i kongreseve dhe konferencave shkencore janë vetëm një pjesë e arsyeve që i tërheqin studentët.

„Më vjen shumë mirë që Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik e konfirmon Më vjen shumë mirë që Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik e konfirmon dhe se investimi në programet e studimeve atraktive të kombinuara me mundësi për mobilitet pasqyron rritjen e numrit të studentëve dhe cilësinë e kuadrit mësimdhënës.

Dhe të mos anashkaloj,ky është universitet me ndjenjë të veçantë për përgjegjësinë shoqërore , e cila shihet edhe përmes numrit të bursave për maturantët më të mirë nga Maqedonia e Veriut dhe rajoni i Ballkanit”, shtoi Shaqiri.

Rikujto se Ministria e Arsimit dhe Shkencës punon me përkushtim për të siguruar cilësinë dhe efektivitetin e arsimit të lartë në përputhje me praktikat e mira evropiane, përmirëson qasjen e arsimit të lartë, avancon sistemin e akreditimit dhe vlerësimin e arsimit të lartë dhe përmirëson standardet e studentëve. 

“Duke përmirësuar cilësinë e arsimit të lartë, ne ndikojmë në kapitalin njerëzor, si kusht themelor për prosperitetin e vendit tonë”, theksoi ministri.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles