8 C
Struga
Thursday, April 25, 2024
spot_img

Shaqiri: Misioni ynë është të ofrojmë kushte të barabarta për të gjithë studentët

Ministria e Arsimit dhe Shkencës është partnere e komunave dhe shkollave. Misioni ynë është të ofrojmë kushte të barabarta për të gjithë nxënësit në Maqedoninë e Veriut dhe në të njëjtën kohë të ndjekim trendet arsimore botërore. Besoj se me pushtetin vendor, me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe me të gjithë donatorët do të arrijmë të rrisim cilësinë e arsimit në vendin tonë.
Këtë e tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, i cili së bashku me zëvendësministrin e Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, kanë vizituar Shkollën fillore “Nikola Karev” në fshatin Nerovë, komuna e Krushevës, ku është në proces rikonstruksioni i kulmit dhe sallës së sportit në shkollë.
– Dinamika e rikonstruksionit të çatisë dhe sallës sportive u ngadalësua për shkak të kushteve atmosferike, por besoj se punimet ndërtimore do të përfundojnë më së voni deri në nëntor. Për këtë investim janë ndarë rreth 10 milionë denarë nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, tha Shaqiri.
Ministri theksoi se me kryetarin e komunës së Krushevës dhe menaxhmentin e shkollës, është biseduar për vitin shkollor që përfundoi pak ditë më parë, për planet e ardhshme dhe investimet e përbashkëta në procesin arsimor me një qëllim të vetëm, që është arritja e kushteve botërore në arsim.
– Duhet të theksoj se ky nuk është investimi i vetëm që Ministria e Arsimit dhe Shkencës po e realizon në komunën e Krushevës. Në fazën përfundimtare është edhe rikonstruksioni i objektit shkollor të shkollës fillore “Kirili dhe Metodi” në fshatin Buçin, për të cilin janë ndarë mbi 5 milionë denarë, tha Shaqiri, duke shtuar se planifikohet edhe rindërtimi i objektit të shkollës fillore “Kirili dhe Metodi” në fshatin Presil.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles