13.5 C
Struga
Wednesday, April 17, 2024
spot_img

Shaqiri: Konviktet studentore do të rinovohen urgjentisht, matura shtetërore do të mbahet në kohë

Resori i Arsimit është një ndër përgjegjësitë më sfiduese dhe më të mëdha sociale sepse të gjitha veprimet tona kanë ndikim të madh, thotë Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës për PRESSonline.mk

Sa i përket rinovimit të konvikteve studentore kjo i takon kategorisë së urgjencës, por tashmë janë transferuar para vetëm për riparime elementare. Është kërkuar një kredi nga Gjermania dhe me atë kredi do të nisë edhe rikonstruimi i konvikteve studentore gjatë këtij viti. I pari në listë është konvikti i studentëve “Stiv Naumov”, ndërsa urgjentisht do të riparohen tualetet në konviktin e studentëve “Pellagonia”, ka bërë të ditur ministri Shaqiri. Ai nuk pret që gjërat të përfundojnë shpejt dhe menjëherë, por gjatë viteve të ardhshme ato do të realizohen.

Për provimin e maturës, ministri thotë se numri i provimeve është ulur nga 5 në 4 dhe tashmë studentët kërkojnë që të ulet sasia e materialit për provim. Kur bëhet fjalë për dhënien e provimit të maturës, ai është i rëndësishëm dhe është kusht për regjistrim në universitete brenda dhe jashtë vendit.

“I kërkova drejtoreshës së Qendrës Shtetërore të Provimeve të shqyrtohen kërkesat dhe ramë dakord që të gjejmë një mundësi ligjore për t’ju dalur në ndihmë studentëve për shkak të pandemisë së Covid-it dhe raportimeve të rreme për bomba, por në suaza të mundësive ligjore dhe jo të kemi ndikim në regjistrimin e tyre në fakultete, thotë Shaqiri.

Zbatimi i provimit të maturës gjithashtu do të bëhet më ndryshe. Ai provim parashihet të mbahet në salla sportive, ku do të japin provimin nxënësit e të gjitha shkollave. Nuk është e sigurt nëse kjo do të ndodhë këtë vit, por një gjë e tillë është e sigurt për vitin e ardhshëm. Ministri thotë se problemi më i madh është në Shkup, ku nuk ka salla të mjaftueshme sportive, sepse matura shtetëtore duhet të mbahet njëkohësisht kudo.

Ai sqaron se u mbetet vetë shkollave të planifikojnë dhe të gjejnë mënyrën për të arritur pjesën e programit që e kanë humbur dhe ende nuk është kompensuar, për shkak të raportimeve të shpeshta për bomba.

“E kemi shtyrë fillimin e gjysmëvjetorit të dytë, që të shohim nëse mund të kompensohet në prill dhe maj që të mos ketë nevojë të zgjatet viti shkollor. Më së voni deri më 20 prill, ne do të dimë se sa nga programi nuk është zbatuar dhe do të veprojmë në përputhje me rrethanat. Për maturantët, matura shtetërore nuk do të shtyhet sepse është e detyruar me afate, thotë Shaqiri.

Ka vullnet dhe mundësi për të pranuar shumicën e kërkesave të gjimnazistëve dhe për këtë do t’i informojmë opinionin javën e ardhshme, bëri të ditur ministri i Arsimit.

Në lidhje me kërcënimet me bombë, ne kemi bërë ndryshime në protokolle me ndihmën e Ministrisë së Brendshme dhe kemi futur një mënyrë të sigurt komunikimi me e-mail dhe kjo ka pasur rezultate të mira në drejtim të rritjes së sigurisë në shkolla.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles