32 C
Struga
Monday, July 15, 2024
spot_img

Shaqiri: Ju ofruam ndihmë studentëve turq në vendin tonë të cilët janë nga zonat e prekura nga tërmeti

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria do t’i ndihmojnë studentët nga zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, të cilët studiojnë në universitetet e vendit tonë, me qëllim që më lehtë ta tejkalojnë periudhën e vështirë në të cilën ndodhen për shkak humbjes së madhe njerëzore dhe materiale në vendlindjet e tyre. Tashmë u kemi ofruar akomodim dhe ushqim të përkohshëm papages në konviktet shtetërore të studentëve, si dhe ndihmë juridike të cilën ata njëkohësisht vetë e kanë kërkuar.

Këtë e njoftoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri gjatë vizitës së tij në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, ku aktualisht studiojnë 100 shtetas të Republikës së Turqisë.

– Në iniciativën time, sot erdha për të vizituar Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, të takohem me studentët që vijnë nga ky vend, më sakt nga zonat e prekura nga tërmeti katastrofik i muajit të kaluar. Shumë nga këta studentë kanë humbur anëtarët e familjes së tyre, kanë humbur shtëpitë e tyre dhe disa kanë humbur pothuajse gjithçka dhe tani kanë nevoj më shumë se kur për mbështetje. Erdha të bisedoj me ta, t’i dëgjoj nevojat e tyre dhe sigurisht t’i njoftoj se çfarë mund të ofrojmë ne si ministri, për të zbutur situatën në të cilën ndodhen ata, tha Shaqiri.

Sipas informacioneve që ministri ka marrë nga studentët, ata shpeshherë kanë nevojë për financime shtesë për t’i ulur shpenzimet ditore, të cilat, siç tha, sepse përkrahja gjegjësisht mbështetja e tyre nga vendlindja për momentin ju mungon. Në atë drejtim, menjëherë ju është siguruar akomodimi dhe ushqimi papagesë në konviktet shtetërore të studentëve.

Shaqiri theksoi se studentëve iu është ofruar edhe mbështetje juridike, në përputhje me kapacitetet e ministrisë, në mënyrë që të gjithë të kontaktojnë me ne në disa mënyra, madje mund t’i drejtohet MASH-it dhe të vijë në hapsirat e shërbimit juridik dhe të konsultohet se cili është fokusi i tyre.

– MASH do të parashtrojë dhe iniciativë në Qeveri për të siguruar mbështetje financiare të njëhershme për secilin studentë nga zonat e prekura, por në mënyrë plotësuese do të duhet të informojmë studentët dhe opinionin për vendimin, sepse për këto implikime fiskale, konsulltohen më shumë palë dhe institucione, the ministri.

Me Turqinë dhe popullin turk, theksoi ministri, mbetemi miq dhe do të vazhdojmë të ndihmojmë njëri tjetrin çdoherë që të jetë nevoja, në kohë të mira dhe në rrethana të jashtëzakonshme siç është kjo tani, sepse vetëm kështu do të lehtësojmë dhimbje dhe do t’ju ndihmë atyre më të prekurve, qe të dalin më të fortë nga e gjithë kjo situatë.

Në vend janë rreth 200 studentë në Shkup dhe Shtip, të cilët vijnë nga zonat e prekura dhe një pjesë e tyre tashmë kanë kërkuar ndihmë të caktuara nga fakultetet ku studiojnë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles