6.7 C
Struga
Thursday, April 18, 2024
spot_img

Sërish shtrenjtohet çmimi i naftës në Maqedoni

Çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut do të rritet për tre denarë. Një litër naftë do të kushtojë 103,5 denarë. Çmimi i benzinave mbetet i pandryshuar. Pas mesnatës për dy denarë pritet të rritet edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë, gjegjësisht i njëjti do të shitet për 99 denarë për litër. Çmimi i benzinës BS-95 mbetet i njëjtë respektivisht do të shitet për 89 denarë për litër, ndërkaq edhe çmimi i benzinës BS-98 do të vazhdojë të shitet për 91 denarë për litër.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles