Home Botë Scholz: Ukraina do t’i vuajë pasojat e luftës edhe pas 100 vitesh

Scholz: Ukraina do t’i vuajë pasojat e luftës edhe pas 100 vitesh

“Ukraina do të duhet të luftojë për 100 vite me pasojat e luftës që po vijon.” Kështu është shprehur ditën e sotme kancelari gjerman Olaf Scholz.

Lideri gjerman bëri një paralelizëm me pasojat që shkaktoi Lufta e Dytë Botërore në vendin që ai drejton.

“Ata që jetojnë në Gjermani e dinë se bombat që u hodhën gjatë Luftës së Dytë Botërore mund të gjenden edhe sot e kësaj ditë dhe që alarmet për bomba janë ende këtu.”

Për këtë arsye, shtoi ai, Ukraina do të duhet që të përgatitet që prej nga tani do t’i duhet të luftojë për 100 vite kundër pasojave të kësaj lufte.

Exit mobile version