Home Maqedoni Sanksione për disa lokale në Ohër: Kapen persona pa certifikatë dhe me...

Sanksione për disa lokale në Ohër: Kapen persona pa certifikatë dhe me certifikatë false të vaksinimit

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se prej orës 23:00 të ditës së djeshme deri në ora 02:00 pas mesnate, në bashkëpunim me Drejtorinë për të Ardhura Publike kanë realizuar kontrolle në 17 objekte në Ohër. Në një objekt që po punonte pas orës 24:00 janë kapur tre persona me pa certifikata për vaksinim, ndërkaq një person është kapur me kovid-certifikatë të falsifikuar.

“Përfaqësuesit e DAP, në disa objekte hoteliere kanë konstatuar një sërë parregullsish në transaksionet me para në dorë. Për këto arsye ndaj personave fizikë dhe juridikë do të ngrihen kallëzime përkatëse”, shtojnë nga MPB.

Exit mobile version