16 C
Struga
Friday, April 12, 2024
spot_img

Rusia ia dorëzon Ukrainës rreth 40 të burgosur

Rusia ia ka dorëzuar Ukrainës 41 të burgosur lufte si pjesë e shkëmbimit të të burgosurve, duke përfshirë 28 anëtarë të ushtrisë, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereschuk.

Sipas BBC, Vereschuk shtoi se ishte “veçanërisht kënaqësi” që një udhëheqës fetar nga Kisha Ortodokse e Ukrainës ishte midis tyre që u kthyen.

Sidoqoftë, nuk u bë e ditur se sa të burgosur lufte ishin kthyer në Rusi si pjesë e këtij shkëmbimi.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme është raportuar për evakuime të mëtejshme të ukrainasve nga fabrika e çelikut Azovstal të Mariupolit.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti raporton se një autobus i dytë evakuimi me 13 civilë në bord, duke përfshirë një fëmijë, është larguar nga kompleksi.

Pak më herët u raportua gjithashtu për një grup prej 12 civilësh që thuhet se ishin larguar nga uzina.

Operacioni është pjesë e një përpjekjeje të tretë evakuimi nga OKB-ja dhe Kryqi i Kuq për të siguruar kalim të sigurt për rreth 200 civilë të bllokuar në zonën masive industriale.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles